Një sulm me thikë ka ndodhur në një shkollë të mesme franceze , ku si pasojë një nxënës ka mbetur i vrarë dhe tre të plagosur. Sipas mediave të huaja autori ishte një 15-vjeçar dhe kanë qenë mësuesit të cilët kanë ndërhyrë duke e kapur sulmuesin.
Gjithashtu mediat e huaja shkruajnë se nuk ka asnjë të dhënë për një motiv terrorist në këtë fazë. Sipas mediave lokale autori nxënës i shkollës së mesme ka hyrë në mjediset e Notre-Dame-de-Toutes-Aides, në Nante, në Francën perëndimore, i armatosur me një thikë rreth mesditës me kohën lokale të së enjtes.