PARIS, 3 korrik 2013 – Një 26-vjeçar u arrestua nga shërbimet doganore në aeroportin francez të Tur-it në departamentin e Luginës së Luarit (Tours, Val de Loire), duke u përpjekur të hipte në një avion të kompanisë ajrore irlandeze low-cost “Ryanair” me destinacion Dublinin, i pajisur me kartë greke false identiteti.
Në fakt, personi ishte me kombësi shqiptare.
Në bagazh iu gjet një pasaportë.
Ai do të dalë para gjykatës në tetor me akuzën për mbajtje dhe përdorim dokumentesh zyrtare false, njoftoi gazeta franceze La Nouvelle Republique.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





