Një 41-vjeçar, i njohur për dhunë në familje, ka vrarë tre vajzat e tij të mitura 4, 10 dhe 11 vjeç.
Mediat franceze raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në shtëpinë tyre në Alfortville, në periferi të Parisit.
Policia zbuloi trupat e tre vajzave të vogla. Prokuroria publike e Kreteil konfirmon një vrasje të trefishtë.
“Një burrë u paraqit në polici në Dieppe për të deklaruar se kishte vrarë tre fëmijët e tij,” tha prokurori publik. Sipas burimit policor, fëmijët u vranë me thikë.
I dyshuari 41-vjeçar është “i njohur për gjykatat se është shpallur fajtor nga gjykata penale e Créteil më 29 prill 2021” për “veprime dhune nga bashkëshorti në prani të të miturit”.