Lionel Messi, golashënuesi i dytë më i mirë në edicionin e fundit të Champions-it, me njëmbëdhjetë gola (mbas Cristiano Ronaldos), është lënë jashtë njëmbëdhjetëshes (formacionit) më të mirë të këtij kompeticioni nga revista “France Football”. Një fakt i rëndësishëm, duke pasur parasysh se kjo revistë prestigjioze sportive jep edhe “Topin e Artë” për lojtarin më të mirë të vitit. Gazetarët francezë kanë preferuar të zgjedhin Dybala, Neymar dhe Cristiano Ronaldo, si të preferuar për të hequr çmimin e këtij viti, në sulm. Njëmbëdhjetëshja përbëhet nga katër lojtarë të Juventusit, katër të Real Madridit, dy nga Monako dhe një nga Barcelona.
Çuditërisht, asnjë lojtar i Atletico Madrid nuk figuron, edhe pse skuadra spanjolle ishte gjysmëfinaliste e Champions-it. Kështu, ekipi ideal i “France Football” kanë një sistem 4-3-3 dhe përfshin këta futbollistë: Buffon (Juventus), Dani Alves (Juventus), Sergio Ramos (Real Madrid), Bonucci (Juventus), Marcelo (Real Madrid) ; Fabinho (Monaco), Modric (Real Madrid), Lemar (Monaco), Dybala (Juventus), Neymar (Barcelona) dhe Cristiano (Real Madrid). Trajneri ideal i këtij ekipi është Zinedine Zidane. Si zëvendësues në këtë njëmbëdhjetëshe janë Ter Stegen (Barcelona), Chiellini (Juventus), Mendy (Monaco), Khedira (Juventus), Messi (Barcelona), Mandzukic (Juventus), Benzema (Real Madrid) dhe Mbappé (Monaco).