France Football ka hapur një cikël të gjatë që do e mbajë deri në fillimin e Euro 2016, me një dossier për sfidën që do të luhet në 11qershor, në Lens, mes Shqipërisë dhe Zvicrës. Dy vëllezerit Xhaka do të jenë kundërshtarë në europian, duke evokuar historinë e familjes së tyre, rininë në Zvicër, familjen se pse zgjodhën njëri Shqipërinë dhe tjetri Zvicrën…..Pro Granitit është Zvicra. Pas Taulantit është Shqipëria.
Në 11 qershorin e ardhshëm, Eli dhe Radig Xhaka do ta kenë zemrën të ndarë në dysh për të shpresuar një barazim paqësor, i cili do të mundësonte një darkë të qetë brenda familjes. Dy djemtë e tyre do të përballen në një duel vëllavrasës, që për më tepër është një risi për Europianin. Nëse vëllezërit Xherom dhe Kevin Princ Boateng janë ndeshur dy herë përgjatë botërorëve (2010-2014) për ngjyrat e Gjermanisë dhe të Ganës, ky skenar nuk ka ndodhur kurë gjatë një kampionati Europian.
Dy vëllezërit Xhaka do ta luajnë për herë të parë këtë rrol, megjithëse ata mund të kishin luajtur për të njëjtën skuadër. Me origjinë nga Kosova, babai i vëllezërve Xhaka u largua si refugjat politik nga vendi i tij, për tu vendosur në fillim të viteve ’90 në Zvicër. Radigu kish bërë 3 vite burg në Jugosllavi për shkak të bindjeve të tij. Me gruan e tij dhe Granitin e vogël që kish lindur në Prishtinë në mars 1991, ai do të fillojë punën si peizazhist në Bazel. Taulanti do të lindë një vit më pas.
Të dy vëllezërit do ti përkushtohen shpejt futbollit fillimisht me Concordian dhe më pas me FC Bazelin, duke marrë pjesë në të gjitha kombëtaret Zvicerane të moshave, pa e shtruar asnjëherë pyetjen për kombësinë e tyre sportive. Por i pari që do të ketë fat është Graniti i cili transferohet për 9 milionë euro që në moshën 20 vjeçare tek Borusia. Graniti i talentuar kundër Taulantit sherrxhi.Lojtari më i shtrenjtë i blerë nga klubi gjerman në atë kohë, Graniti është një nga dy thesaret e Zvicrës së bashku me yllin tjetër Xherdan Shaqiri. Ai shpallet kampion bote për 17 vjeçarët në 2009 dhe më pas me skuadrat shpresa, nënkampion i Europës gjithnjë për ngjyrat e Zvicrës. Po në të njëjtin vit, 2011, Ottmar Hizfeld i dhuron ndeshjen e parë me “Natin” kundër Anglisë (2-2).
Pjesë e skuadrës kombëtare të 17 vjeçarëve Tautantit do ti duhet të presë më gjatë në portat e “Natit”. Gjithnjë me skuadrën e Bazelit pasi ka luajtur një vit edhe për Grasshoperssin, atij i duhet tashmë të kalojë në stadin e një futbollisti internacional. Por tek Zvicra ka një konkurencë të madhe në rolin e tij ku luajnë Ilner dhe Berhami. Taulanti do të debutojë me Shqipërinë në ndeshjen e fituar nga skuadra Shqiptare në Portugali (1-0).
“Trajektorja e tyre është karakteristike për lojtarët me dy kombësi që janë rritur në Zvicër- thotë Bernard Challandes që punon tek Bazeli.- Por janë dy lojtarë shumë të ndryshëm. Graniti (me 39 ndeshje dhe 6 gola) është më i mirë, me kualitete teknike, taktike dhe fizike mbi normalen. Ai ka gjithashtu një karakter të fortë dhe pritet të shpërthejë në Euro 2016. Ai është një nga shtyllat e Zvicrës. Ndërsa Taulanti është një luftëtar, i cili nuk përton të grindet në fushë. Edhe ai ka një karakter të fortë dhe po progreson ndjeshëm. Unë besoj se ai do të largohet nga Bazeli drejt kampionatit gjerman, ndoshta për të ndjekur gjurmët e vëllait të tij”.
Por, përpara se kjo të ndodhë, fatet e dy vëllezërve do të takohen në 11 qershor në Lens. Për një duel vëllavrasës. Si në koridoret e apartamentit të tyre në Bazel, kur ishin fëmijë.