PARIS, 11 shtator 2013 – Doganat franceze konfiskuan 50 kg heroinë në Ot-Son (Haute-Saône ose Sona e Epërme), njoftoi AFP-ja. Droga u gjet në një “shtëpi me rrota” në pronësi të një shqiptari që udhëtonte për në jug të Francës. Droga ishte fshehur në qese brenda automjetit, kur u kontrollua nga dogana të hënë në qytezën e Sen-Sover-it (Saint-Saveur), pranë Lyksej-t (Luxeuil). Drejtuesi i mjetit, dyzet vjeç, u tha hetuesve se ka pandehur që bleu pleh.
Info
Ot-Son (Haute-Saône ose Sona e Epërme) është një nga departamentet e rajonit lindor Fransh Konte (Franche-Comté), krijuar gjatë Revolucionit Francez të 1789-ës.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





