Protestuesit në Francë sulmuan banesën e kryetarit të bashkisë të L’Ha-les-Roses në Val-de-Marne, një komunë në jug të Parisit.
Vetë kryebashkiaku Vincent Jeanbrun konfirmoi lajmin në një status në “Twitter”duke e quajtur atë “një tentativë për vrasje” ndaj familjes së tij në mes të trazirave të vazhdueshme në vend.
“Në orën 1:30 të mëngjesit, ndërsa isha në bashki si tre netët e kaluara, individë përplasën makinën e tyre në banesën time përpara se t’i venë flakën për të djegur shtëpinë time, brenda së cilës flinin gruaja ime dhe dy fëmijët e mi të vegjël”, tha kryebashkiaku Vincent Jeanbrun.
“Gjatë përpjekjes për t’u larguar dhe për t’u shpëtuar sulmuesve, gruaja ime dhe një nga fëmijët e mi u plagosën.”
Zjarrfikësit dhe policia franceze po operojnë gjatë përleshjeve mes protestuesve dhe policisë, pas vdekjes së një adoleshenti 17-vjeçar i cili u vra nga një oficer policie pasi nuk iu bind një urdhër-ndalimi.