19 nëntor 2015 – Francesco Totti do të bëhet baba për herë të tretë. Lajmi është dhënë  në një trasmetim direkt të emisionit “Le lene”, në një kanal Italian.

Bashkëshortja e tij, Ilary Blasi,dha lajmin e ëmbël  “Duhet të them që në këtë studio jemi tre: unë ti dhe këtu”, bëri me shenjë ajo nga barku. “Në rregull, e thash tashmë”, vazhdon Blasi, pas disa minuta qetësie.

Ndërkohë Totti, kapiteni i Romës, sapo ka festuar 39 vjetorin e tij të lindjes, një ditëlindje e veçantë kjo për të, pas këtij lajmi.

Çifti ka 10 vite i martuar dhe kanë dy fëmijë Cristian 10 vjeç dhe Chanel 8 vjeç.

/portali DurresLajm/