Gjendja shëndetësore e këngëtarit Françesk Radi vazhdon të jetë po njësoj.

Pas një hemoragjie celebrale, mjekët kanë pohuar se gjendja e tij shëndetësore është kritike dhe dërgimi i tij jashtë vendit është thuajse i pamundur.

Pas reagimit të bashkëshortes së tij Tefta Radi, e cila lutej për shëndetin e tij ka reaguar dhe vajza, Anjeza Radi.

Në një foto të postuar krah babait të saj ajo shkruan: “Lutemi për ty babi”.