Françesk Radi prej ditës së djeshme ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin “Nënë Tereza”.

Ende nuk dihen detaje të reja për gjendjen shëndetësore të këngëtarit, por mësohet se po vazhdon të mbahet nën vëzhgimin e mjekëve.

Mbesa e tij Rozana Radi, ka postuar një foto në Instagram duke i dedikuar disa fjalë prekëse.

Lutem për ty ! Zoti do tregohet i mëshirshëm e do të lërë këtu me ne! Është shumë herët për t'u larguar. Kemi nevojë në tokë për ty”, shkruan ajo.