Ndonëse në media u aludua se Françeska ishte ndarë nga i dashuri i saj, nga kjo foto tregohet se kjo është thjeshtë një thashetheme. Gjithashtu Françeska thotë se ata janë mjaft të lumtur dhe se po pushojnë në Spanjë me biznesmenin e saj.

E vërteta është që këto kohë ata kanë kaluar një periudhë të trazuar, edhe për shkak të ndërhyrjes së personave të tretë, siç ishte marrëdhënia e tij problematike me ish­-partneren. Prej disa muajsh çifti po bashkëjetonte në Milano.