Edhe Françeska Jaçe i ka dhënë fund lidhjes një vjeçare me të dashurin e saj 10 vite më të madh në moshë.
Mediat kanë hamendësuar si fillim për shkak se në profilin e saj në Instagram, ajo i ka fshirë të gjitha fotografitë me të dashurin, madje edhe atë të profilit që kishin bashkë prej muajsh. Edhe pse Françeska nuk ka pranuar të japë asnjë deklaratë rreth historisë, miq të tyre kanë konfirmuar se në të vërtetë lidhja ka marrë fund për shkak të xhelozisë.
E vërteta është që këto kohë ata kanë kaluar një periudhë të trazuar, edhe për shkak të ndërhyrjes së personave të tretë, siç ishte marrëdhënia e tij problematike me ish-partneren, raporton ‘Panorama Plus’. Historia e tyre vazhdoi më shumë se një vit, ndërsa kishin disa muaj që bashkëjetonin në Milano.
22-vjeçarja ishe mjaft aktive në rrjetet sociale dhe shpeshherë postonte foto duke treguar përditshmërinë e saj dhe jetën luksoze që kishte filluar të bënte. Në një ndër intervistat e saj, ajo e kishte përkufizuar lidhjen e saj si “një përrallë”.
“Partneri im është shumë i dashur e shumë romantik. Normalisht kemi dhe ne ato zënkat tona për xhelozi, si të gjitha çiftet. E vërteta është që kam filluar të bëhem pak xheloze, ndoshta nga dashuria e tepërt. Në përgjithësi çdo gjë shkon mirë mes nesh. Ne bashkëjetojmë, jemi gati si të fejuar apo të martuar, pra na mungon vetëm dokumenti i gjendjes civile. Por që jetës nuk i dihet asnjëherë. Unë besoj shumë që jeta është e shkruar”, u shpreh ajo pak para ndarjes.





