Ish-konkurrentja e Big Brother, Françeska Jaçe, është shpallur në kërkim nga policia pasi rrahu shoqen e saj të ngushtë, Katerina Beqon.
Ngjarja ndodhi në një lokal në zonën e ish-Bllokut, të hënë në mbrëmje rreth orës 21:30, kur Françeska qëlloi me grusht në kokë e fytyrë shoqen e saj. Ka qenë kjo e fundit që bëri denoncim në polici për ngjarjen dhe sipas dëshmisë së dhënë, sherri mes tyre ndodhi për motive xhelozie.
(Dy ish-shoqet, Françeska dhe Katerina)
Gazeta “Panorama” shkruan sot se Katerina Beqo nuk ka treguar konkretisht se për çfarë bëhet fjalë, por ka treguar se deri para disa muajsh, të dyja kanë qenë shoqe të ngushta, por miqësia e tyre u prish për faj të Françeskës, dhe nuk po takoheshin më.
Mbrëmjen kur ndodhi sherri mes tyre, Françeska Jaçe kishte pirë disa gota alkool dhe pas disa shkëmbimeve të fjalëve me ironi, e ka kapur nga flokët duke e qëlluar më pas, siç u pa dhe në videon e publikuar.