15 nëntor 2014– Paraqitja mbresëlënëse e Shqipërisë në miqësoren e Rennes ka qenë befasuese për vetë futbollistët francezë, të cilët nuk e kishin pritur një nivel kaq të lartë të kuqezinjve të De Biasit. Nuk ngurron ta pranojë se kishte përballë një ekip cilësor sulmuesi i Realit të Madridit, Karim Benzema, i cili i jep meritat që u takojnë futbollistëve shqiptare sidomos për lojën që zhvilluan në fazën mbrojtëse.
“Ishte një ndeshje shumë e vështirë përballë një skuadre të fortë dhe një mbrojtjeje të mirë që diti si të na bllokonte. Kjo miqësore tregoi se nuk ka skuadra të vogla. Ky ishte niveli më i lartë. Gjithsesi ne reaguam mirë dhe e barazuam rezultatin. Duhet të jemi të aftë për të luajtur në të dy sistemet, 4-4-2 dhe 4-3-3”.
Në të njëjtën linjë shprehet edhe Lucas Dinge, i cili i jep më shumë rëndësi faktit se Franca shmangu humbjen dhe vijon me rezultate pozitive. Sipas tij “Gjelat” i patën mundësitë për të realizuar golat të tjera, ndaj barazimi i rri ngushtë formacionit të Didier Deschamps. Ndërsa në analizën e tij, sulmuesi Andre-Pierre Gignac kujtoi se Shqipëria surprizoi nga krahët, ku Lenjani dhe Agolli nga e majta si dhe Lila e Hysaj nga e djathta depërtonin me lehtësi deri në thellësi, duke u gjendur përballë portierit Lloris. Për nga mënyra se si rodhën ngjarjet, edhe për Gingac ishte rezultat i mirë, por që u kushtëzua nga fakti se francezës nuk dhanë 100% shin e tyre.





