Zonja e parë e Francës Brigitte Macron shpeshherë është kritikuar për shkak të shpenzimeve të mëdha dhe jetën e luksit që ajo bën. Edhe këtë herë nuk i ka shpëtuar syrit të kritikuesve.

Në një vizitë që çifti presidencial zhvilloi në Egjipt, ranë në sy atletet të markës “Louis Vitton”, që gruaja e Presidentit francez mbante veshur. Jo më pak se 800 euro është çmimi i tyre, çka ka bërë që rrjetet sociale të shpërthejnë në kritika kundrejt 65-vjeçares.

Shumë persona e kanë akuzuar Brigitte, se po shkel mbi rrogën e një punëtori. Zonja e parë u detyrua të japë sqarim përsa i përket veshjes së saj, duke thënë se ishin thjesht për të reklamuar stilistët francezë.

Megjithatë kjo deklaratë e saj nuk e ka ulur zemërimin e popullit francez.