Zvicër, 2 korrik 2014  – Varësia ndaj drogës ka shtyrë një 39-vjeçar francez që ta vjedhë lëndën narkotike në xhepin e një 30-vjeçari shqiptar që kishte vdekur. Ngjarja ka ndodhur në Zvicër në muajin mars, shkruan agjensia e lajmeve Presheva Jonë. 

30-vjeçari shqiptar shpërndarës droge u vra në lagjen e Champel në Gjenevë. Ai u gjet nga kalimtarë të rastit të cilët kishin dalë të bënin shëtitjen e mëngjesit. 

39-vjeçari francez është një nga të dyshuarit kryesor për vrasjen e shpërndarësit të drogës pasi ai furnizohej me marijuanë nga 30-vjeçari shqiptar. 

Vjedhja e lëndës narkotike në trupin e pajetë të shqiptarit u zbulua nga vet 39-vjeçari gjatë dëshmisë në gjykatë. Mediat zvicerane shkruajnë se ai ka ndryshuar disa herë dëshminë lidhur me ngjarjen. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/