Guvernatori i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi, paralajmëroi liderët e Bashkimit Evropian se vetëm politikat monetare nuk do të mjaftojnë për të rindezur ekonominë dhe se qeveritë duhet të bëjnë punët e tyre me reformat strukturore.
“Unë e bëra të qartë se, ndonëse politikat monetare kanë qenë të vetmet në nxitjen e rimëkëmbjes gjatë viteve të fundit, ato nuk mund të trajtojnë disa dobësi bazë strukturore të ekonomisë së Eurozonës. Për këtë duhen reformat strukturore, të synuara kryesisht për të nxitur nivelin e kërkesës, investimet publike dhe ulur taksat,” – tha Draghi.
Liderët evropianë do të diskutojnë integrimin e mëtejshëm të ekonomive dhe politikëbërjes në vendet e monedhës së përbashkët gjatë një samiti në muajin Qershor. Idetë për integrim të mëtejshëm, të paraqitura nga Komisioni Evropian, Franca dhe Italia përfshijnë një skemë të përbashkët të garancisë për depozitat, një ministër financash të Eurozonës dhe një department thesari të përbashkët.
Një nga idetë më të debatueshme është emetimi i përbashkët i borxhit, për të ndihmuar financimin e reformave apo për të përballuar efektet e një kthese në ciklin e biznesit.