Intervista e mbrojtësit të Teutës, Erlis Frashëri pas ndeshjes që durrsakët fituan me rezultatin minimal 1-0 ndaj Kastriotit. 
Një fitore minimale, por që sjell qetësi në renditje… 

Kemi vuajtur shumë, por shpresojmë që ngërçi të kalojë. Do përgatitemi për ndeshjen e të mërkurës ndaj Kukësit, ku do bëjmë më të mirën. Teuta synon Kupat e Europës, do bëjmë maksimumin për të arritur objektivin. Shpresoj që të mërkurën të kualifikohemi në Kupë. 

A keni besim që mund ta kaloni Kukësin? 
Besimi është i madh, si te ne, ashtu edhe te gjithë klubi. Ketë ndeshje e kishim me siklet, por arritëm të merrnim 3-pikëshin. Shpresoj të mos ndalemi më. 

Sa i kënaqur jeni me formën tuaj? 
Të them të drejtën kam pasur ndeshje që nuk kam qenë në nivelin e duhur dhe nuk jam i kënaqur me veten. Besoj se këtë ndeshje kam bërë më mirë. Kur kam ardhur te Teuta, jam përshtatur direkt me grupin. 

Mjafton fitorja ndaj Kastriotit për të kaluar ngërçin psikologjik? 
E thashë edhe më parë, kjo ndeshje ishte e vështirë. Vinim pas humbjes me Partizanin, shpresoj të mos ndalemi më dhe të ecim para.