Erlis Frashëri i jep fund aventurës me Teutën. Mbrojtësi që kaloi këtë janar tek durrsakët, nga ekipi i Kamzës, ka njoftuar nëpërmjet një postimi në “Facebook”, se nuk do të jetë më pjesë e klubit bregdetar.
“Nga sot nuk jam më pjesë e KF Teutës. Falenderoj presidencën, stafin teknik dhe grupin e mrekullueshëm të lojtarëve me të cilët kalova shumë momente pozitive. Suksese” – shkruhet në postimin mbrojtësit korçar.





