TIRANË-Nënkryetari i Frymës së Re Demokratike Aleksandër Biberaj në vijim të vizitës në SHBA është takuar me kongresmenin amerikan Eliot Engel, njëherazi kreun e demokratëve në Komisionin për Politikën e Jashtme të Kongresit.
Zyrtari amerikan u njoh nga zoti Biberaj me situatën politike në Shqipëri.
Ai shprehu gadishmërinë për të vazhduar misionin e tij në konsolidimin e demokracisë në vendin tonë dhe mbrojtjen e cështjes se shqiptarëve në rajon.