TIRANE – Fryma e Re Demokratike zyrtarizoi sot degën e saj në Kavajë. Kreu i FRD-së, Bamir Topi, duke iu drejtuar qytetarëve tha se Kavaja është djepi i demokracisë, ndërsa shtoi se politikanët kanë bërë në këtë qytet më shumë premtime se punë. 

"Kavaja ka një domethënie të veçantë për demokracinë në Shqipëri. Këtu kanë ardhur politikanë, e kanë përdorur, keqpërdorur e shfrytëzuar shpirtin demokratik të Kavajës. Premtime ka marrë shumë, por vëmendje jo. Kavaja është harruar, ndaj duhet t’i kthejmë asaj dinjitetin, t'ia kthejmë Kavajën të rinjve dhe qytetarëve të saj", shtoi ai. 

Sipas Topit, "kryeministri, që në fakt nuk ka asnjë lidhje me këtë qytet, duhet të vijë e të përballet me ju. T’iu kujtojë premtimet që iu ka dhënë e të tregojë nëse i ka mbajtur ato",- tha kreu i FRD-së.