TIRANË– Të rinjtë e Frymës së Re Demokratike kanë organizuar zgjedhjen e strukturave drejtuese në qarkun e Fierit dhe Vlorës. 

Në një deklaratë për shtyp të kësaj partie thuhet se, “FRD vlerëson rininë si pjesën më vitale të saj dhe do të krijojë të gjitha hapësirat e mundshme për t'u përfaqësuar në politikë”.

Duke u nisur nga fakti se në zgjedhjet e vitit 2013 një përqindje e lartë e votuesve për herë të parë, janë në moshë të re, FRD ka vendosur në prioritetet e saj tërheqjen e kësaj shtrese përmes një programi përfshirës rinor, që trajton çështjet e arsimimit, punësimit, integrimit dhe zgjerimit të rolit të tyre në vendimmarrje. 

Në takimin e zhvilluar me këtë rast u prezantuan të dhënat e shtrirjes së Rinisë së FRD-së në këto qytete. Konkretisht përsa u përket antarësimeve të të rinjve së FRD-së në Fier janë bërë 464 anëtarë, ku 51 % i përkasin qytetit dhe 49 % fshatrave”, thuhet në përfundim të kësaj deklarate.