Një e djathtë gjithëpërfshirëse përmes një konfederate të përbashkët, një iniciativë kjo që u promovua nga kreu i republikanëve Fatmir Mediu pak ditë më pare, nuk është pritur mirë nga forcat e tjera të djathta në vend. Fryma e Re Demokratike është shprehur kundër një bashkimi të tillë.
“Ne nuk mund të jemi konsumatorë të çdo lloj shprehije që del në politikën shqiptare, – ka thënë Bamir Topi, kryetari i Frymës së Re Demokratike. – Nuk kemi asnjë qëndrim për të diskutuar, por unë kam thënë vazhdimisht që e djathta në Shqipëri ka nevojë absolute që të jetë një e djathtë tjetër, të mos jetë një e djathtë e përçarë, të mos komandohet nga “shpirtra të vdekur”, të cilët praktikisht e kanë mbajtur të djathtën vazhdimisht të përçarë.”