Brenda një kohe të shkurtër, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka thirrur sërish Fredi Bejlerin për të dëshmuar lidhur me masakrën e Peshkëpisë.

Në dëshminë e parë, ai ka mohuar që të ketë lidhje me atë ç'ka ndodhur më 10 prill 1994.

Ai është një personazh i njohur si për drejtësinë dhe politikën, ndërsa i dënuar më parë për nxitje të urrejtjes ai edhe nuk u kualifikua nga KQZ për të kandiduar për t'u bërë qytetari i parë i Himarës, pasi preket nga ligji i dekriminalizimit.