Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka transferuar në paraburgimin e Durrësit, Fredi Belerin, kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës dhe ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Allën.

Ata mbaheshin të izoluar në ambientet e spitalit të burgut në Tiranë për shkak se kishin shfaqur probleme shëndetësore.

Në paraburgimin e Durrësit mbahen të izoluar në pritje të verdiktit të drejtësisë, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, ish-deputeti socialist Alqi Bllako, të akuzuar për aferën e inceneratorëve bashkë me Arben Dervishin, zv.president i FSHF-së, administrator i njërës prej kompanive të punimeve në inceneratorin e Fierit, si dhe ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako.