Eurodeputeti i Greqisë, Fredi Beleri është goditur me vezë dhe kos në momentin që ka dalë nga Kryesia e Kuvendit. 

Një protestues ka hedhur vezë dhe kos ndaj tij, pasi eurodeputeti doli nga godina pas përfundimit të takimit të 18-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri. 

“I ka shpëtuar burgut me procedura, sepse duhet të ishte në burg. Ky ka vrarë gjithë ata njerëz, dhe ky vjen na bën karshillëk e na imponohet me ndihmën e europianëve. Ka vjedhur vota e dini të gjithë”, tha qytetari. 

Kujtojmë se Beleri u prit me ofendime sot në Tiranë.