Pas dënimit me 2 vite burg të Fredi Belerit, vjen reagimi nga PDIU, ku i kujton Greqisë çështjen e hapur me Shqipërinë, atë të ligjit të luftës.

PDIU pyet se kur do të heqë këtë ligj Greqia, duke kujtuar se Shqipëria është vend anëtar i NATO-s.

REAGIMI I PDIU
Qysh prej ditës së djeshme kur gjykata dha vendimin për shtetasin Fredi Beleri, kanë filluar reagimet mediatike nga shteti fqinj për këtë vendim, i cili duhet t’i rikujtojmë të gjithë opinionit vendas dhe atij të huaj, se është një vendim i cili nuk mundet as të diskutohet e as të anatemohet.
Vendimet e drejtësisë janë të padiskutueshme dhe presioni mbi këto organe e ndërhyrja në punët e brendshme të një vendi sovran nuk janë aspak të denja për një vend fqinj e anëtar i BE-së.
Njëherazi ftojmë institucionet përgjegjëse dhe prokurorinë e posaçme SPAK që të fillojë hetimet për të zbardhur masakrën e Peshkëpisë, si dhe për thirrjet antishqiptare dhe daljen me flamurin irredentist të Republikës së Vorio – Epirit, i cili prek sovranitetin territorial të vendit e si i tillë është një veprim që bie ndesh me Kushtetutën.
Së fundi, kur do e heqë Greqia ligjin e luftës me Shqipërinë, një vend anëtar i NATO-s ???
Ky është hapi i parë i normalizimit të marrdhënieve mes dy vendeve tona.