Fredi Beleri është zyrtarisht eurodeputet dhe pritet të përfaqësojë shtetin grek në Parlamentin Europian. Beleri ishte kandidat i Partisë Demokracia e Re e kryeministrit grek, Qiriakos Mitsotakis.
Kanë qenë të shumta reagimet për këtë fitore të Belerit, por sot ka ardhur edhe një koment nga kryeministri I Shqipërisë Edi Rama.
Rama ndodhet në Kosovë me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të saj.
Nga Prishtina, ku ai mbajti një konferencë me kryetarin e Komunës së kryeqytetit kosovar, kreu i qeverisë shqiptare iu përgjigj pyetjes se si e komentonte zgjedhjen e Fredi Belerit si eurodeputet.
Pyetje: Si e komenti zgjedhjet e Fredi Belerit eurodeptuet?
Edi Rama: Nuk kam asnjë koment për këtë, jam në Prishtinë.
Kujtojmë se Fredi Belelri është renditur i katërti, mes 7 emrave që do të përfaqësojnë partinë e kryeministrit grek në Parlamentin Europian. Kjo është hera e dytë që zoti Beleri fiton zgjedhje, duke qenë në gjendje arresti.