Plazhi i Currilave mbetet destinacioni i preferuar për durrsakët e vjetër, ndonëse ndërtimet e shumta kanë transformuar zonën. Besnikë të këtij bregdeti, ata zgjedhin të çlodhen në këtë pjesë të turistike të qytetit të Durrësit për qetësinë, pastërtinë dhe komoditetin që ai u ofron.
Por fenomeni i përvitshëm i kthyer në shqetësim serioz për frekuentuesit e plazhit në këtë zonë mbetet tkurrja e hapësirave publike si dhe problematikat me linjën e urbanit Durrës-Currila-Durrës.
Durrësi ka vijën më të gjatë bregdetare në vend, ndërkohë që peshën më të madhe të pushuesve e mban plazhi i madh i qytetit. Prej vitesh, plazhi i Currilave renditet ndër plazhet e preferuara për pushuesit, për shkak të qetësisë, pastërtisë dhe gjelbërimit të kodrave përreth.