Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka uruar të rinjtë e Forumit Rinor Eurosocialist Shqiptar me rastin e 24-vjetorit të themelimit. Por, përmes një deklarate për mediat, Belind Këlliçi, kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, ka thënë se të rinjtë socialistë nuk duhet të ndiqnin modelin e pasurimit të shpejtë përmes vjedhjes.

“Urimet më të mira për të rinjtë e Partisë Socialiste në këtë përvjetor, – ka thënë Këlliçi. – Sot, të rinjtë socialistë janë të thirrur në nevojën historike për t’u maturuar e për të dhënë sinjale të forta, se kanë tjetër model nga ai që predikon të kundërtën e asaj që bën. Të tregojnë sot se modeli i tyre nuk është inkriminimi masiv e korrupsioni i shtrirë masivisht.”