Qytetarët e Durrësit duket se janë vënë në lëvizje pasi u konfirmuan rastet e para me koronavirus në vendin tonë.

Paraditen e sotme, në një ndër marketet e qytetit, ka më shumë fluks se zakonisht ndërsa shporta e qytetarëve përmban produkte të shumëllojshme, ndryshe nga çfarë ndodhte një ditë më parë.

Frika se do të ju duhet të izolohen për shkak të koronavirusit, ka bërë që durrsakët të marrin masat paraprake, furnizimin me produkte ushqimore për disa ditë.

Kujtojmë që tashmë janë konfirmuar dy rastet e para me COVID-19 në Shqipëri dhe mëngjesin e sotëm në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, një ndër masat e kësaj të fundit ishte edhe mbyllja e shkollave deri më 23 mars.