Policia në Holandë ka arrestuar katër persona, përfshirë një zviceran, të dyshuar për përfshirje në aktivitete të lidhura me terrorizmin.

“Policia në Roterdam ka arrestuar katër veta mbrëmjen e së dielës, nën dyshimet për përfshirje në terrorizëm”, tha të martën përmes një deklarate Zyra e Prokurorit Publik.

Policia holandeze ka bastistur tri shtëpi dhe ka konfiskuar të dhëna, por nuk ka gjetur armë apo eksplozivë, thuhet në deklaratë.

Të dyshuarit mbeten në paraburgim deri në paraqitjen para gjykatës. Holanda deri më tani nuk ka përjetuar sulme terroriste, sikurse disa fqinje të afërta të saj në Evropë.