Qindra mijëra persona kanë marrë rrugët të premten dhe janë drejtuar drejt pjesës veriore të Floridës për t’i shpëtuar uraganit Irma që ka shkatuar dëme kolosale dhe afro 20 viktima në ishujt Karaibe.
Të dy autostradat që shtrihen në dy anët e “Sunshine State” ofrojnë të njëjtën pamje; vetura dhe kamionë të ngarkuar shpeshherë me ndonjë dyshek apo bidon benzine.
Uragani që do të godasë Floridën natën mes të shtunës dhe të dielës me erëra me shpejtësi deri në 240 km/h pritet të shkaktojë rritje të madhe të nivelit të ujërave.
Në Kuba ku janë njoftuar stuhi të fuqishme, rreth një million persona ne pjesën lindore dhe qëndrore të ishullit, janë detyruar të largohen paraprakisht nga shtëpitë e tyre.
Sipas qendrës amerikane të uraganeve (NHC), urgani Irma (i kategorisë 5 që ka zbritur në kategorinë 4 natën e kaluar) do të godasë ishujt Bahamas përpara se të arrijë në Florida.