7dhjetor 2015 – Avioni ku fluturonte ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, me destinacion Sarajevën, bëri ulje të detyruar në Vjenë. Kjo ndodhi për shkak të kushteve të vështira klimaterike në kryeqytetin e Bosnjë-Hercegovinës. Në datat 7 dhe 7 dhjetor, në Sarajevë do të zhvillohej ministeriali i ministrave të Brendshëm dhe të Drejtëisë së rajonit dhe BE, por u anulua për shkak të motit, me mjegull e reshje bore.
Shqipëria do të përfaqësohej nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Avioni me të cilin udhëtonte ministri Manjani, ka bërë ulje të detyruar në aeroportin e Vjenës, raporton balkanëeb.
Takimi i përbashkët i ministrave të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të mbahej për herë të dytë, pas propozimit të ministrit Tahiri bërë vitin e kaluar, që të ishin pjesëmarrës dhe ministrat e rajonit.
/portali DurrësLajm/





