Anulohet fluturimi i ‘Albawings’ që do të nisej nga Tirana për në Firenze në orën 7:30.
Fluturimi është anuluar për shkak të një defekti teknik me rrotat dhe ky problem është vënë re kur pasagjerët kishin hipur në bord dhe avioni do të nisej për pak.
Për shkak të defektit pasagjerët janë detyruar të zbresin të frikësuar nga avioni dhe janë në pritje deri në rregullimin e tij.
Sipas pasagjerëve, ata kanë parë të dilte tym poshtë motorit të avionit në momentin që kanë zbritur.
Nuk ka ndonjë njoftim nga kompania se kur avioni do të bëhet gati për fluturim.





