Futbollistët e FC Barcelona do të duhet të gjejnë një mënyrë të re për të kaluar kohën e lirë, pasi kodi disiplinor i klubit u ndryshua për të ndaluar përfshirjen në lojëra të tjera.
Në rregulloren e re, lojtarët e FC Barcelona e kanë të ndaluar të luajnë sportet ekstreme ose praktikat e veçanta që mund të shkaktojnë dëmtime.
Rasti më i famshëm është ai i portierit Manuel Neuer, i cili theu këmbën sezonin e kaluar duke ushtruar sportin e sikve.
Gazeta katalanase “Sport” tregon se shumë lojtarë të Barcelonës që kënaqeshin duke luajtur padel në kohën e tyre të lirë, tani e kanë të ndaluar në mënyrë eksplicite të luajnë sportin e kthyer në trend së fundi.
Ekipi drejtues është i prirur të shmangë dëmtimet, nga frika se natyra konkurruese e lojtarëve mund të çojë në tendosje të panevojshme të muskujve në një sport që kërkon shumë sprinte të shkurtra.





