Carlos Tevez është shtruar në spital në Buenos Aires, pasi gjatë natës pati dhimbje të forta në gjoks.

Fatmirësisht gjendja shëndetësore e ish-sulmuesit të Man City-t, është satible, por ai do të kryej kontrolle të detajuara mjekësore.

Klubi i Independiente, ku Tevez është trajner, njofton se rezultatet e testeve mjekësore që ai iu nënshtruan ishin të kënaqshme dhe për momentin argjentinasi do të qëndrojë në spital vetëm si masë paraprake.

“Tevez ndodhet në spitalin La Trinidad në San Isidro duke vuajtur nga dhimbje në gjoks. Ai iu nënshtrua analizave dhe ato ishin të kënaqshme. Gjatë orëve në vazhdim do të bëhen një sërë analizash të planifikuara më parë në kuadër të kontrollit të përgjithshëm që kryhet zakonisht”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Tevez ka pasur probleme shëndetësore në muajt e fundit dhe në fakt do të duhej t’i nënshtrohej analizave.

Argjentinasi u rrëzua në tokë tetorin e kaluar duke u ankuar për dhimbje në gjoks dhe gjatë rrëzimit përplasi kokën.