Teksa ishte i grumbulluar me kombëtaren e vendit të tij (Gaboni), në shtëpinë e ish-mesfushorit të Juventusit, Mario Lemina, hajdutët kanë bërë kërdinë.
Sipas lajmeve të bëra me dije nga gazeta franceze “L’Equipe”, mendohet se tre persona janë futur në shtëpinë e mesfushorit të Nicës në Francë.
Të tre hajdutët kanë qenë të maskuar me kapuçë dhe të armatosur dhe pasi janë futur në shtëpi kanë kërcënuar tri gra që gjendeshin në shtëpi dhe pasi i kanë lidhur kanë bastisur shtëpinë duke vjedhur bizhuteri dhe të tjera sende me vlerë që arrijnë deri në 300 mijë euro.
Ish-juventini nuk ndodhej në shtëpi, sepse është i grumbulluar me Gabonin në kualifikueset e Botërorit 2022 për zonën e Afrikës.





