Një frikë e madhe, por fatmirësisht asgjë më shumë. Ajo që përjetoi Lionel Mesi të martën pak përpara se të nisej nga qyteti i Rozarios me destinacion Buenos Aires  për fat të mirë nuk ndodhi asgjë, por në aeroportin e kryeqytetit argjentinas mund të kishte ndodhur një tragjedi.

E gjitha ishte për një alarm fals të një bombe që i ka detyruar autoritetet e aeroportit të evakuonin dhe ta mbyllin për disa minuta aeroportin.

E gjitha ndodhi kur mbërriti një telefonatë kërcënuese dhe autorietet mbyllën aeroportin për disa minuta. Më pas ylli argjentinas u nis për në Majemi aty ku gjeti familjen e tij.