E famshmja Mara Venier, apo “tezja” kombëtare siç konsiderohet ajo prej italianëve është ndjerë keq gjatë një udhëtimi ajror nga Roma për në Olbia.
Venier ka treguar për “Gente” frikën e madhe të përjetuar në ato momente:
“Kisha aq shumë dhimbje të forta në shpinë, sa mund t’i krahasoj me dhimbjet e lindjes. Qaja dhe dridhesha nga frika”.
Sapo ka zbritur në tokë, Venier i është drejtuar spitalit.
“Kisha frikë mos bëhej fjalë për ndonjë hernie, ose një bllokim që do më kufizonte lëvizjet” thotë ajo.
Por arsyeja e dhimbjeve të saj ishte shkaktuar nga komplet gjë tjetër, ose më mirë ishte vetë ajo disi fajtore për to.
Sipas mjekëve, aktiviteti i madh fizik për të ardhur në formë para se të nisej për pushime ka qenë shkaktari i dhimbjes.
Aktivitetin e lartë fizik e pranon edhe Venier, e cila deklaron se për një vit ka ndenjur pa u stërvitur, ndërsa kohët e fundit e ka bërë këtë gjë në mënyrë intensive që të ishte sa më e tonifikuar.
Pavarësisht frikës së përjetuar Mara Venier mund t’i kalojë gëzuar pushimet.





