Luis Muriel i ka frikësuar të gjithë në klubin e Atalantës, teksa gjatë kohës që po drekonte me disa nga miqtë e skuadrës, humbi ekuilibrin duke përplasur kokën buzë pishinës.

Menjëherë, kolumbiani është transportuar në spital duke marrë ndihmën e nevojshme, ndërsa raportohet se për fat të mirë dëmtimi nuk ka qenë i rëndë. Por, gjithsesi Muriel do të qëndrojë nën mbikëqyrjen e mjekëve për të qenë plotësisht i rehabilituar.

Në këtë formë, Muriel humbet në këtë formë ndeshjen e sotme të bergamaskëve përballë Breshias.Sulmuesi është konfirmuar i rëndësishëm për ekipin e tij teksa edhe pse është aktivizuar nga stoli ia ka dalë të gjejë rrugën e rrjetës.