"Nuk kam vdekur për t’u bërë president!"

Kështu është përgjigjur Presidenti Ilir Meta pas pyetjes që i është bërë nga moderatorja Eni Vasili, pra nëse i trembet një shkarkimi të mundshëm nga mazhoranca.

Meta ka thënë se shkarkimi është një veprim i parëndësishëm për të, sepse siç ka thënë nuk e ka pranuar këtë detyrë se kishte vdekur për t’u bërë President.

"Është gjëja më e parëndësishme për mua. Nuk e kam pranuar këtë detyrë se kam vdekur për t’u bërë President",ka thënë Ilir Meta, ndërsa i pyetur" Do ta linit Presidencën për t’u kthyer në politikë?", Kreu i Shtetit u shpreh "Në këtë situatë që është vendi nuk e lë sepse Presidenti është një institucion i rëndësishëm."