Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi, ka festuar 31-vjetorin e lindjes në mënyrën që vetëm ajo di ta bëjë, me stil dhe luks .

Përmes disa postimeve në InstaStory, Era ndau me ndjekësit momente nga dita e saj e veçantë, duke i falënderuar të gjithë për urimet dhe duke treguar surprizën që i kishte bërë vetes: një veturë BMW X7 e zezë, e zbukuruar me një fjongo të madhe të kuqe.

“From me to me”, shkroi ajo mbi njërën prej fotove, duke konfirmuar se dhurata ishte një surprizë që ia kishte bërë vetes.

E veshur me një fustan të kuq të shkurtër dhe elegant, këngëtarja dukej më glamuroze se kurrë, ndërsa pozonte para makinës luksoze.