“Të jesh e bukur është fat, të bëhesh është Frontera!” Me këtë moto që e ka shoqëruar përgjatë gjithë viteve të ekzistencës së saj Frontera hap qendrën më të re dermo-estetike në qytetin e Durrësit.

Një mundësi më shumë për gratë dhe vajzat e qytetit, por edhe për djemtë e burrat për t’iu nënshtruar të gjitha trajtimeve më të specializuara në estetikën mjekësore dhe teknologjinë me laser për fytyrën dhe trupin.

Me një gamë të gjerë shërbimesh dhe aparaturat e fjalës së fundit të teknologjisë estetike, Frontera hapi në Durrës ambientet më të reja të saj ku relaksi dhe luksi ndërthuren bashkë.

“Tek Frontera ne kemi ruajtur origjinën që kemi pasur dhe kemi sjellë gjithë pjesën e parukerisë, të thonjve, SPA-në e relaksit, (hamam, xhakuz, sauna, masazhet), por ka dhe të gjithë mjekësinë estetike. Mjekësia estetike sot ka teknologjitë më të fundit botërore dhe ato ndodhen edhe në Durrës tashmë (epilimi, trajtimet e fytyrës, trajtimet e trupit, trajtimet e dobësimit, konturimi i trupit). Çdo gjë që sot gjendet në tregun botëror mund ta kemi dhe në Durrës. Kemi brendet më të mëdha siç është Deka, Sinclair, Ema aesthetics, etj”,- tha për “DurrësLajm” Dorina Shamo, bashkëthemeluese e Fronterës.  

“Inaugurimi i Fronterës është një moment shumë i veçantë për ne. është kulmi i një pune të gjatë përgjatë këtyre muajve për të sjellë diçka ndryshe në qytetin e Durrësit. Investimi ynë nuk përputhet vetëm në dizajnin e vendit por synimi ynë ka qenë të sjellim një vizion të ri për çdo qytetar të Durrësit”,- deklaroi Kristi Nini, administrator i qendrës.

Për të gjithë klientët që do të frekuentojnë qendrën për herë të parë, Frontera ka menduar një ofertë fantastike.

Ne kemi vendosur të kemi 7 shërbime, që klientët mund t’i marrin falas për të provuar shërbimin që ofrohet tek Frontera Durrës”,- thotë Shamo.

Hapja e qendrës së re dermo-estetike u kthye në një festë të vërtetë, ku figura të njohura të qytetit, personazhe të showbiz-it, influencer etj u bënë bashkë për të parë nga afër dhe për t’u njohur me të gjitha shërbimet që Frontera ofron.

Në ditët tona, të përkujdesesh për veten, të mirëmbash dhe mirëtrajtosh lëkurën dhe trupin është një moto që shoqëron përditshmërinë e gjithësecilit.

Me qendrën më të re të Fronterës në Durrës mundësia për të përfituar shërbimet më të fundit të estetikës dhe për të qenë të kuruar deri në detaj është një realitet shumë i prekshëm.

M.B.