Policia Kufitare në bashkëpunim me Frontex kanë ndaluar mbrëmjen e së dielës 16 emigrantë të paligjshëm në Devoll.

Emigrantët e ndaluar janë me kombësi të ndryshme si irakienë, sirianë, algjerianë dhe marokenë.

Në mesin e të ndaluarve ka gra dhe fëmijë, të cilët u kapën në afërsi të fshatit Trestenik. Raportohet se emigrantët po intervistohen aktualisht në pikën kufitare të Kapshticës.