• Zgjedhjet për drejtuesit e rinj të FRPD

22 Nëntor 2015 – Konventa e debatit për rininë u mbajt sot në qytetin e Beratit ku kandidatët për kreun e Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi, Ervin Salianji dhe Orjela Nebijaj shpalosën platformat e tyre.

Tre kandidatët për drejtimin e Forumit Rinor të Partisë Demokratike debatuan përpara qindra të rinjve të Beratiti për rëndësinë e përfshires së tyre në politikë. Tema e debatit për këtë konventë ishte “Përfshirja e të rinjve në politikë”.

I ngarkuari i kryesisë, nënkryetari Edi Paloka përshëndeti të rinjtë duke I ftuar ata të angazhohen sa më shumë në strukturat e Forumit Rinor. Paloka u shpreh se të rinjtë janë shpresa e ndryshimit siç ndodhi 25 vite më parë.

Nesër debati do të zhvendoset në qytetin e Krujës.

/Portali DurrësLajm/