Forumi Rinor i PD-së në Durrës, ka reaguar sot në lidhje me situatën e rënduar të rrugëve të qytetit, pas reshjeve të vazhdueshme të shiut.

Duke publikuar edhe disa pamje (shih videon më poshtë) nga kryqëzimi i shkollave në afërsi të stadiumit, ku nxënësit kanë ngecur në trotuar pasi nuk kalojnë dot për shkak të nivelit të lartë të ujit, FRPD thotë se po përsëritet e njëjta histori, por me emër të ndryshëm.

“Pasi pushteti tanimë, i kaloj në tavolinë mëkëmbëses tjetër të Edi Ramës, Valbona Sakos. Shihet qartë se Sako, si paraardhësi i saj famëkeq Dako, do të vazhdojnë të nxjerrin Durrësin nëpër lajme veç për përmbytje. Prej kohësh tanimë Valbona Sako përdor rrjetet e saj sociale në mënyrën me të pështirë, duke nxjerrë çdo “punë” të bashkisë së marrë peng, madje duke postruar edhe një gjethe e rënë në këtë vjeshte.

Por, sot Sako çfarë do të nxjerrë në Facebook?”, thuhet ndër të tjera në reagimin e të rinjve demokratë të Durrësit.

Reagimi i FRPD-së DURRËS:

E njëjta histori, por me emër të ndryshëm!
12 vite në krye të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako veç të tjerash do të mbahet mend se sa herë ka rënë shi qyteti ynë është përmbytur, dhe është bërë lajm veç për këto përmbytje dhe afera korruptive.
Pasi pushteti tanimë, i kaloj në tavolinë mëkëmbëses tjetër të Edi Ramës, Valbona Sakos.
Shihet qartë se Sako, si paraardhësi i saj famëkeq Dako, do të vazhdojnë të nxjerrin Durrësin nëpër lajme veç për përmbytje.

Prej kohësh tanimë Valbona Sako përdor rrjetet e saj sociale në mënyrën me të pështirë, duke nxjerrë çdo “punë” të bashkisë së marrë peng, madje duke postruar edhe një gjethe e rënë në këtë vjeshte.
Por, sot Sako çfarë do të nxjerrë në Facebook?

A do të nxjerrë Sako përmbytjen e qytetit, apo edhe shkollat e mbyllura për shkak të shiut?

Këto janë pyetje qe sigurisht nuk do marrin pergjigje, por do të shënohen përsëri si identifikues i Bashkisë Durrës nën regjimin e Partisë Socialiste se sa herë bie shi, qyteti përmbytet, dhe jo me kot, por për shkak se fondet e ndara për kanalizime kanë shkuar në drejtime të paditura, korruptive e kriminale.