Forumi Rinor i Partisë Demokratike në Shijak ka zhvilluar një takim me të rinj të këtij qyteti, në kuandër të fushatës elektorale. Kryetari i FRPD-së së Shijakut dhe njëkohësisht kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike për qarkun Durrës, Everest Varaku, në hapje të takimit u shpreh se sot prezantojmë programin e PD-së për rininë, një program që ka marrë vlerësimin e duhur në programin që partia jonë ka hartuar për 4 vitet e ardhshme.

Kreu i FRPD-së Varaku shtoi se PD ka në plan financimin e studentëve si dhe një vakt ushqimor falas për nxënësit e shkollës.

Takimi është përshëndetur edhe nga kandidatët e tjerë të qarkut të Durrësit, Agron Duka dhe Edi Paloka. Ata kritikuan programin e PS dhe investimet e kryera në qytetin e Shijakut dhe Durrës si investime tërësisht të dështuara dhe jofunksionale për banorët.

K.H.