Teksa ditën e premte do të mblidhet Këshilli Bashkiak Durrës, ku në një nga pikat e rendit të ditës pritet të miratohet dhe rritja e tarifave mujore të aboneve të urbanëve, ka ardhur një reagim nga ana e FRPD-së Durrës.
Në një status në Facebook, të rinjtë demokratë i kërkojnë anëtarëve të Këshillit Bashkiak të mos e votojnë këtë rritje çmimi.
“Ne si FRPD duke mos e votuar, për ju është një mundësi e mirë të tregoni se keni ndërgjegjen më minimale ndaj interesit qytetar dhe se nuk jeni thjeshtë manikinë partie.
Politika është arti i menaxhimit sa më të mirë të qyteteve dhe i ndihmesës së njerëzve në nevojë, jo i ngritjes së kartonit sa herë të dojë partia.
Si FRPD Durrës shpresojmë ta kuptoni sa më shpejtë këtë. Në mos ndërgjegja juaj, ndërgjeja e një qyteti do ju dënojë pêr gabimet që bëni”, thuhet në thirrjen e e FRPD-së.
Reagimi i plotë:
Ditën e Premte (nesër) do të mblidhet këshilli bashkiak Durrës.
Krahas disa vendimeve rreth familjeve të prekura nga tërmeti, ky këshill do marrë dhe një vendim tjetër:
Do RRISË tarifat mujore të aboneve të transportit urban
Diskutimi mbetet i njëjtë: Çmimi rritet, por cilësia e shërbimit mbetet e njëjtë ose bie akoma më tepër
Nga diskutime me qytetarë që përdorin këtë shërbim, na raportohet se:
1. Shesh herë autobuzët janë të mbushur me papastërti.
2.Shpesh herë autobuzët vonohen duke krijuar shqetësime me oraret e punës dhe shkollës ndaj klientëventë tyre(qytetarëve).
3.Shpesh herë këta autobuzë tejmbushen.
4.Shumë njerëz qëndrojnë pa maska në autobuz duke u bërë burim përhapjeje sëmundjeje.
5.Shumicën e rasteve kondicionerët nuk punojnë.
Të ndodhur në këtë situatë, duket absurde të miratohet nga ky këshill rritja e çmimit të këtij shërbimi
Për këtë arsye, ne si FRPD Durrës, i kërkojmë anëtarëve të këshillit bashkiak Durrës të mos e votojnë këtë rritje çmimi
Duke mos e votuar, për ju është një mundësi e mirë të tregoni se keni ndërgjegjen më minimale ndaj interesit qytetar dhe se nuk jeni thjeshtë manikinë partie.
Politika është arti i menaxhimit sa më të mirë të qyteteve dhe i ndihmesës së njerëzve në nevojë, jo i ngritjes së kartonit sa herë të dojë partia.
Si FRPD Durrës shpresojmë ta kuptoni sa më shpejtë këtë. Në mos ndërgjegja juaj, ndërgjeja e një qyteti do ju dënojë per gabimet që bëni.





