Me rastin e 8 marsit, të rinjtë e FRPD Durrës kanë shpërndarë për gratë e qytetit 300 trëndafila në sheshin “Liria” dhe tek busti i Azem Hajdarit.
Sipas FRPD Durrës, qëllimi ishte të transmetonin pak energji pozitive dhe buzëqeshje në qytet.
Postimi i plotë:
Sot, me rastin e 8 Marsit, u përpoqëm të transmetojmë pak energji pozitive dhe buzëqeshje në qytet…
Pas idese së ekipit drejtues së FRPD dhe mbështetjes së PD Durrës, dolëm në qytet dhe dhuruam 300 trëndafila për vajza dhe gra që kalonin pranë Pallatit të Kulturës dhe rrugës tek busti i Azem Hajdarit…
Në FOTO çaste nga përgatitja e për eventin dhe çaste nga shpërndarja…






